Legjenda gjermane: Ja kush e fiton Ligën e Kampioneve

Updated: 10:09 - Shtator 8, 2017

Legjenda e Gjermanisë, Michael Ballack beson se Real Madrid mund ta fitojë sërish për të tretën herë radhazi Ligën e Kampioneve dhe këtë sezon.

Ish- lojtari i Chelsea, insiston se “Los Blancos” për momentin nuk kanë konkurrencë në Europë, pasi sipas tij vetëm PSG-ja mund ta ndalë skuadrën spanjolle, por edhe ata nuk janë në nivelin e Realit shkruan “elbernabeu”.

“Për mua, Real Madrid për momentin është në krye të të gjithave. Ka përvojë, klas dhe sukses në vitet e fundit. As PSG me gjithë ato transferime nuk është në nivel të Realit për momentin. Ata janë top skuadër dhe janë të gatshëm ta fitojnë sërish Ligën e Kampionëve edhe pse ka edhe skuadra tjera që mund ta bëjnë. Në letër, Real Madrid është favorit në Champions League”, tha Ballack.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *