Legjenda e Juventus: Mos e krahasoni Dybalën me Messin

Updated: 15:49 - Shtator 12, 2017

Paolo Dybala nuk duhet të krahasohet me Messin! Kështu mendon legjenda e Juventusit, Edgar Davids ku shprehet se ylli i Barcelonës është në një tjetër nivel.

Në një intervistë për “Gazzette dello Sport”, Davids nënvizon se krahasimet me Messin dëmtojnë jo vetëm Paulo Dybala por edhe ekipin bardhezi, shkruan “Football-Italia”.

“Nëse dëshironi të lëndoni Dybalan, atëherë vazhdoni me krahasime. Ne duhet ta lëmë të rritet në paqe. Juventus ka një talent të jashtëzakonshëm, por ai nuk ka nevojë për gjithë këtë presion. Kurora e Messit është e rëndë, ai për momentin është në një tjetër nivel. I shënon me dhjetëra gola për sezon, veçanërisht në ndeshjet vendimtare. Dybala duhet të rritet edhe më shumë dhe ka shumë rrugë përpara”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *