Largimi i Sanchez dhe Ozil në merkaton e dimrit…”i mundshëm”, sipas Wenger

Updated: 15:38 - Tetor 12, 2017

Largimi gjate merkatos se dimrit i yjeve te Arsenalit, Alexis Sanchez dhe Mesut Özil eshte “i mundshem”, ka deklaruar te enjten trajneri i tyre, Arsène Wenger, nderkohe qe kontratat e tyre perfundojne ne fund te sezonit.

“Eshte e mundshme”, ka theksuar tekniku francez dy dite para transfertes ne Watford per kampionat.

Por, sipas Wenger, Arsenali nuk ka fiksuar date limit per negociatat me dy lojtaret. “Jo, nuk ka asgje konkrete per momentin”, eshte pergjigjur ai.

“Une kam thene gjithnje se fakti qe nuk eshte gjetur akordi vitin e kaluar me ta, dy lojtaret mund te largohen. Te dy jane te kenaqur ketu dhe shpresoj qe te gjendet nje zgjidhje”, eshte shprehur francezi.

Sanchez, 28 vjec, eshte bashkuar me Arsenalin ne 2014, nje vit pas Özil, i cili ka te njejten moshe.

Sipas shume mediave, Paris-SG dhe Manchester City interesohen per sulmuesin kilen, ndersa  Manchester United synon mesfushorin gjerman./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *