Lajm i hidhur për Juventusin, dëmtohet lojtari kryesor

Updated: 16:33 - Shtator 1, 2017

Pas dëmtimit të Sami Khediras, Juventus humbet dhe një tjetër futbollist. Tjetër lajm i hidhur për “Zonjë e Vjetër”, ku mbrojtësi kryesor Giorgio Chiellini ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes me kombëtaren e Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se mbrojtësi italian është kthyer në Torino dhe do të mungojë për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës kundër Spanjës dhe Izraelit.

“Giorgio Chiellini nuk do të jetë gati për trajnerin Ventura për dy ndeshjet e ardhshme të Italisë ndaj Spanjës dhe Izraelit. Pas testeve të kryera del se mbrojtësi i Juventusit ka lënduar nyjën e këmbës së djathtë, duke u kthyer kështu në Torino për të filluar procesin e rikuperimit. Italia me 2 shtator do të luajë ndaj Spanjës në Santiago Bernabeu, ndërsa me 5 shtator ndaj Izraelit”, thuhet në njoftimin e federatës italiane. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *