Lajm i hidhur për Interin, dëmtohet transferimi i ri, mungon dy muaj

Updated: 17:03 - Gusht 30, 2017

Një lajm i hidhur për Interin dhe tifozët e kësaj skuadre. Futbollisti i sapo transferuar tek zikaltërit, Joao Cancelo është dëmtuar në stërvitje me ekipin kombëtar të Portugalisë.

Mbrojtësi i talentuar ka pësuar një dëmtim në gjurin dhe ditën e sotme ai pritet të kthehet në Milano ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vijuar më pas me fazën përgatitore.

Sipas medieve portugeze, Cancelo pritet të mungojë për dy muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *