La Liga, Real Madrid mund Bilbaon me rezultatin 2-1

Updated: 12:05 - Mars 19, 2017

 

Ronaldo nuk shënon por tashmë bën kamarierin duke shërbyer në dy raste. I udhëhequr nga Ronaldo, autor i dy asisteve, Benzema e Casemiro, që shënuan nga një gol për kokë, Reali i Madridit fitoi 2-1 në San Mames kundër Athletic Bilbaos për ta zgjatur të paktën për një natë në 5 pikë diferencën me Barcelonën, që impenjohet këtë të Diel në Camp Nou kundër Valencias.

Te Los Blancos rikthehej BBC, me Balë që ishte sërish në fushë pas pezullimit prej dy ndeshjesh.

 Në  10 minutat e para  baskët e nisën mjaft mirë, por duke krijuar pak raste, dhe me kalimin e minutave Reali nisi të krijonte rrezik.

 Pas një goli të Ronaldos të anulluar me të drejtë për pozicion jashtë loje, Reali gjeti avantazhin në të 25 me Karim Benzema, që shënoi me një prekje me të djathtën pas krosit të Ronaldos.

Ky ishte Goli i 8 në La Liga për francezin, me Athletic që nuk arriti të reagonte në pjesën e parë, në të dytën kur Zidane nxori nga loja Modric dhe jo Bale për të futur Lucas Vazquez, Reali humbi ekuilibrin dhe në të 65 pësoi golin e barazimit të Aduriz që shënoi me kokë i shërbyer në të njëjtën mënyrë nga Raul Garcia.

 Gjithsesi zgjati vetëm 3 minuta, pasi baskët u gjendën të përgjumur në një goditje të Kroos me Ronaldon që preku në shtyllën e parë dhe topin që shkoi si dhuratë për Casemiron që nuk mund të gabonte 3 metra larg vijës fatale. 2-1 dhe për të ruajtur këtë fitore të çmuar për Zidane mendoi i shumëkritikuari Keylor Navas që shpëtoi portën me dy pritje vërtet të mira ndaj Iniuaki Ëilliams.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *