Kur shqiptari fut në “sherr” Juventusin dhe Interin

Updated: 20:13 - Gusht 28, 2017

Emri i Shkodran Mustafit është më i lakuari për sa i përket merkatos së transferimeve. Mbrojtësi me origjinë shqiptare raportohet se po kërkohet me ngulm nga Interi.

Madje zërat për një kalim të mundshëm te klubi ziklatër kanë bërë që trajneri Arsene Wenger ta lërë në bankinë mbrojtësin e Arsenalit në derbin e humbur nga Liverpool.

Por, për Mustafin orëve të fundit, nuk po interesohet vetëm Interi. Raportohet se në garë ka hyrë edhe Juventusi, në rast dështimi të arritjes së një marrëveshje me Howedes.

Mustafi një vit më parë u transferua te Arsenali nga Valencia për 40 milionë euro. Të presim e të shohim cfarë do të ndodhë në ditët në vijim…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *