Kupa e Shqipërisë – Skënderbeu dhe Tirana në finale, eliminohen Teuta e Besëlidhja

Updated: 20:11 - Prill 19, 2017

Do të jetë Skënderbeu-Tirana finalja e kupës së Shqipërisë. Korçarët eliminuan Teutën duke fituar edhe sfidën e kthimit në “Niko Dovana” me të njëjtin rezultat që kishin siguruar edhe takimin e parë, pra 1-0. Goli i suksesit për të besuarit e Ilri Dajës erdhi 7 minuta nga fillimi i pjesës së dytë. Liridon Latifi ishte ai që realizoi për skuadrën jug-lindore efekt.

Një pasim i saktë i Gavazajt i dha mundësinë mesfushorit 22 vjeçar të shënonte i vetëm me Mockën. Me avantazhin e dy golave gjithsej duek llogaritur edhe sfidëne vajtjes, Skënderbeu arriti ta administronte situatën deri në mbyllje duke siguruar për herë të parë finalen e Kupës së Shqipërisë në epokën moderne, duke qënë se pavarësisht se ka fituar 6 tituj kampion rradhazi, asnjëherë nuk kish mbërritur në ndeshjen përfundimtare të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.
Kupa është një shpëtim edhe për Tiranën. Bardheblutë të cilët në kampionat po hasin në vështirësi të shumta kanë gjetur vetëveten në këtë kompeticion duke mbërritur në finale. Kryeqytetasit mposhtën 2-0 Besëlidhjen falë golave të Takut dhe Hoxhallarit. Skuadra e Josës fitoi një penallti pas një kontakti mes Sidibes dhe Merveille. Goditjen nga pika e bardhë e ktheu në gol Afrim Taku. 6 minuta nga fundi i pjesës së parë erdhi edhe goli që i vendosi vulën kualfikimit me autor Erjon Hoxhallarin. Takimi i parë ish mbyllur në barazim 1-1. Në këtë mënyrë trofeu i Kupës së Shqipërisë do të diskutohet mes Skënderbeut dhe Tiranës.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *