Kupa e Shqipërisë, fitojnë Tirana e Partizani, befasojnë Kukësi e Teuta

Updated: 20:03 - Shtator 13, 2017

Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar takimet e raundit të parë duke ofruar edhe disa rezultate surprizë. Kukësi kampion i Shqipërisë është dorëzuar 1-0 në transfertën e Rrogozhinës përballë Egnatias. Golin për vëndasit e realizoi Bakiasi. Befasuese ishte edhe humbja e Teutës në Pukë kundër Tërbunit po me shifrat 1-0, suksesin ekipit verior ia dha Shaba.

Ndërkohë në takimin Besa-Tirana, pamjet se cilit po paraqiten në kronikë nuk munguan emocionet dhe përmbysjet. Kavajasit gjetën të parët epërsinë me autor Perjën që përfitoi nga një gabim i portierit Lika. Megjithatë mendoi kapiteni Karabeci ti dhuronte fitoren bardhebluve.

Fillimisht numri 13 ktheu në gol një penallti, më tej në pjesën e dytë mesfushori 29 vjeçar shënoi golin që i jep një avantazh të rëndësishëm kryeqytetasve në kuadër të sfidës së kthimit pas dy javësh.

Partizani ka siguruar thuajse 100% kualfikimin duke fituar 6-2 në Kuçovë kundër Naftëtarit. Për “të kuqtë” spikati Xhixhua autor i dy golave.

Flamurtari mposhti në kryeqytet Dinamon me rezultatin 2-0. Hoxhaj e Musta i dhanë suksesin kuqezinjve. Me një goldeadë e mbylli takimin Laçi kundër Sopotit. 12-0 për kurbinasit dhe 5 gola të shënuar nga Xhixha. Më tej do të ndiqni tabelën e plotë të rezultateve të raundit të parë në Kupën e Shqipërisë

Grupi A

 

Egnatia-Kukësi 1-0

Tërbuni-Teuta 1-0

Kastrioti-Vllaznia 0-0

Besa-Tirana 1-2

Iliria-Kamza 0-2

Shënkolli-Besëlidhja 0-2

Burreli-Erzeni 2-1

 

Grupi B

Naftëtari – Partizani 2-6

Dinamo – Flamurtari 0-2

Turbina – Korabi 3-2

Apolonia – Lushnja 1-1

E NDËRPRERË | Tomori – Bylis 0-1

Shkumbini – Pogradeci 0-2

Elbasani – Luftëtari 0-3

Sopoti – Laçi 0-12

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *