Kukësi kundër Flamurtarit, Milinkovic: I njohim problemet tona, kam besim tek fitorja

Updated: 15:01 - Nëntor 4, 2017

Trajneri i Kukësit Mlladen Milinkoviç e ka të qartë që skuadra e tij duhet të përmirësohet në krahasim me ndeshjen e shkuar. Tekniku serb thekson në prag të sfidës ndaj Flamurtarit se duhen ndryshuar disa aspekte dhe gjithashtu ka besim tek fitorja e bluve. Në të njëjtën linjë është edhe sulmuesi Elis Bakaj.

Barazimi kundër Vllaznië ka bërë të reflektojë me trajnerin e Kukësit Mladen Milinkovic, i cili në koferencën që i paraprin takimit mjaft të rëndësishëm ndaj Flamurtarit shprehet se janë analizuar gabimet dhe se skuadra e tij tashmë e ka të qartë se ku duhet të përmirësohet. Tekniku serb ndër të tjera nënvizon besimin e tij tek marrja e fitores në stadiumin e Vlorës.

Normalisht e di që presioni tek Kukësi është i madh sespe kërkohet objektivi maksimal, dhe pres që lojtarët e mi të reagojnë. Me Vllazninë nuk e nënvlerësuam takimin thjesht gabuam në disa momente dhe i kemi kuptuar defektet. Kundër Flamurtarit do të ndryshojmë disa aspekte të lojës. Kampionati është më i fortë dhe nuk duhet t’u bësh dhurata kundërshtarëve. Kam besim se do të marrim rezultat pozitiv në Vlorë. Nuk do jetë e thjeshtë ndaj një kundërshtari si Flamurtari. Gjithsesi jemi të motivuar për të marrë fitoren.Unë kam besim që mund t’ia arrijmë.

Po ashtu si trajneri edhe një nga alaemntët kryesor të skuadrës blu, Elis Bakaj ka besim se skuadra e tij është e aftë të shkëpusë fitoren kundër Flamurtarit.

Kukësi në këtë sezon ka rregjistruar 5 fitore, 2 barazime dhe një humbje dhe aktualisht ka 4 pikë më pak se Skënderbeu kryesues.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *