Kukeli te Sioni,  Tramezzani afron në skuadër lojtarin e kombëtares

Updated: 11:48 - Gusht 10, 2017

Burim Kukeli është një lojtar i Sionit. Ish ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare Paolo Tramexani që aktualisht drejton skuadrën bardhekuqe këmbënguli për afrimin e 33 vjeçarit. Mesfushori ka nënshkruan një kontratë 2 vjeçare me klubin zviceran

Paolo Tramezzani ka nisur punën për ndërtimin e një skuadre koknuruese që në momentin kur morri drejtimin e Sionit në muajin qershor. Ish ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare është vendosur në kërkim të elementëve cilësor dhe nën këtë filozofi ka konkluduar gjithçka për transferimin e Burim Kukelit tek bardhrkuqtë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi zviceran në portalin zyrtar. Kukeli ka nënshkruar një marrëveshje 2 vjeçare me Sionin, teksa edhe vetë klubi qartëson se ishte pikërisht Tramezzani ai që nguli këmbë për afrimin e 33 vjeçarit. Djaloshi nga Gjakova është cilësuar gjithnjë si një lojtar polivalent i cili mund të përshtatet si në qëndër të mbrojtjes po ashtu edhe në mesin e fushës, për më shumë që zotëron një karakter të qetë dhe asnjëherë nuk ka qënë polemic me askënd. Burim Kukeli gjatë gjithë karrierës së tij është aktivizuar në kampionatin zviceran, fillimisht me Zofingen e më pas Schotz, Luzernë, ndërsa në 5 vitet e fundit ka mbrojtur ngjyrat e Zyrihut duke fituar edhe 2 herë Kupën e  Zvicrës më 2014-ën dhe 2016-ën.

Ndërkohë një tjetër lojtar i kombëtares që po kërkohet me ngulm nga Sioni, Ledjan Memushaj ka gjasa të qëndrojë në Serinë A italiane. Sipas mediave në gadishullin apenin mesfushori vlonjat është pranë transferimit tek Benevento, teksa mardhëniet e tij me Pescarën janë ftohur plotësisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *