Kualifikohen Chelsea e Tottenham, bllokohet Liverpool

Updated: 21:03 - Janar 8, 2017
1988

Chelsea rigjeti buzqeshjen në kupën e Anglisë pas disfatës në kampionat ndaj Tottenhamit. Blutë siguruan kalimin në raundin e 4-ët të FA Cup duke thyer me rezultatin 4-1 Peterboroughn. Goli i epërsisë për londinezët erdhi në minutën e 18-të me autor pedro Rodriguez efekt. Batshuay tentopi drejt kuadratit, sfera u devijua nga McGee, në topin e kthyer u lëshua ish lojtari i barcelonës i cili e depozitoi në tekëndëshin e majtë të portës së gardianit 21 vjeçar. Llogaritë e sfidës u mbyllën që në pjesën e parë kur Michy Batshuay dyfishoi për blutë e Londrës efekt Loftus-Cheek shërbeu si spondë për sulmuesin 23 vjecarin i cili u tregua i saktë me të djathtën. Në batutat fillestare të pjesës së dytë Cheslea trefishoi me Willian efekt Braziliani me një gjuajtje të mirë-llogaritur nuk i dha asnjë mundësi portierit McGee. Kapiteni i bluve John Terry nuk do të jetë në fazën tjetër duke qënë se u ndëshkua me kartonin e kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Angol. Në inferioritet numeric londineztë pësuan golin e parë. Ai që shënoi për Peterborroughn ishte i sapofuturi Tom Nicholls. Ky gol shërbeu thjesht për ti dhënë një kënaqësi minmale fansave që kishin udhëtuar nga Cambridge për në “Stamford bridge”, pasi të besuarit e Antonio Contes realizuan edhe golin e 4-ët sërish me protagonist Pedro Rodriguez i cili kalibroi më së miri të djathtën e tij. Ky gol shënoi edhe epilogun e sfidës me blutë që kalojnë më tej.

Liverpooli do të jetë i detyruar të luaj sërish kundër PlyMouthit duke qënë se nuk arriti të triumfonte përballë ekipit të divizionit të tretë. Sfida u mbyll në barazim me shifrat e bardha 0-0. Jurgen Klopp i kish besuar shumë elementëve të rinj, dhe dueli nisi me “të kuqtë” më kërkues. Ojo me kokë pati një rast ideal, por nuk e shfrytëzoi duke u frikësuar përpara portës. Më pas ishte Woodbrun që ndërtoi gjithcka megjithatë u dorëzua përballë portierit McCornick. Origi arriti të gjentë edhe golin, por gjyqtari nuk e akordoi pasi holandezi kreu një ndërhyrje të parregullt ndaj Gary Miller. “The reds” kishin diktatin absolute duke provuar në shumë mënyra, megjithatë pjesa e parë u mbyll pa gola.

Ofensiva e Liverpoolit vijoi edhe në segmentin e dytë, Ojo u tregua i pasaktë me kokë pas sugjerimit të Woodburn, më vonë provoi Daniel Sturridge me një gjuajtje më të djathtën e cila nuk gjeti portën e McCornick. Pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të skuadrës së Klopp rezultati nuk ndryshoi dhe tashmë Liverpoolit do ti duhet të sfidojë sërish PlyMoutin për të përcaktuar se cila skuadër do të kualfikohet në fazën tjetër.

Asnjë problem për Tottenhamin që mposhti 2-0 Aston Villën në “White Hart Lane” duke prerë biletën për në raundin e 4-ët të Kupës së Anglisë. Spursat kaluan përpara në minutën e 71-të me protagonist Ben Davies efekt Nkoudou i sapo futur shërbu në zonë aty ku 23 vjeçari uellsian e devijoi me kokë drejt rrjetës. Skuadra e Pochetinos gjeti më pas edhe golin e sigurisë me koreano-jugorin Son efekt Një pasim i Sissokos u përcoll brënda kuadratit nga sulmuesi 24 vjeçar. Pas triumfit në derbine Londrës ndaj Chelseat vjen një tjetër rezultat pozitiv për Tottenhamin.

/Oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *