Kroacia shkatërron Kosovën 6-0 në Loro Boriçi

Updated: 20:45 - Tetor 6, 2016

Gjashtë gola dhe Kosova shpartallohet nga Kroacia. Askush nuk e kishte menduar kështu, por kështu ndodhi. Një grusht i madh për kombëtaren e Kosovës, e cila nisi me shumë zhurmë këtë sfidë por e mbyll ndeshjen me një thes me gola.

Tre gola të Mario Mandzukic dhe finalizimet e Mitrovic, Perisic e Kalinic, kanë zhgënjyer tifozët e shumtë që kishin mbushur plot e përplot impiantin e Shkodrës. Pavarësisht entuziazmit të pikës së parë të marrë në transfertë me Finlandën, përfaqësuesja më e re europiane shfaqi probleme në fazën mbrojtëse, sidomos në qendër, me Mandzukic që e kishte të lehtë të gjente mundësitë për të goditur portën. Por, edhe me portën në duart e Ujkanit që gjithsesi gaboi në disa raste.

Skuadrës mike i mjaftuan vetëm 6 minuta në lojës për ta cuar ndeshjen në drejtimin që donte. Kombinim perfekt mes Brozovic-Kramaric dhe Mandzukic, me sulmuesin e Juventusit që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin pas shpinës së Ujkanit.

Në minutën e 13-të Badelj tentoi një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, por ishte i pasaktë. Skuadra e Bunjakut arriti të shfaqej rrezikshëm në zonën mike në minutën e 16-të, por topi i hedhur në qendër nga Rashica u largua nga mbrojtja.

Sulmuesi i Viteshes provoi me dy gjuajtje të njëpasnjeshme në minutën e 18-të, por në të dy rastet topi u kthye nga mbrojtja. Të kota pretendimet e futbollistëve të Kosovës për 11-metërsh, kryesori Borbalan nuk kishte dyshime, vijoi lojën.

Në të 24-tën, krosimi i Perisic nga e majta, u devijua drejt rrjetës nga Mandzukic, duke zhvlerësuar ndërhyrjen e Ujkanit. Sulmuesi i Juventusit kërceu bukur me kokë katër minuta më pas, por topi përfundoi mbi tra.

Gjithsesi, në të 35-stën, gjiganti kroat realizoi golin e tretë personal, duke shfrytëzuar një krosim nga e djathta. Rasti ideal për të shënuar Kosovës i erdhi në minutën e 38-të pas gabimit të Brozovic, mirëpo Celina përballë Subashic nuk arriti të tundte rrjetën. Në të 42-ën Zeneli depërtoi me shpëjtësi pas shpinës së Vidas, tentoi me një parabël por topi përfundoi mbi tra.

Në pjesën e dytë Rashica shfaqej gjithmonë problematik në krahun e djathtë, por nuk arrinte të finalizonte. Bunjaku kreu zëvendësimin e parë me Halimin që mori vendin e Bernard Berishës, ndërsa Ante Cacis, pasi la në dhomat e zhveshjes Corlukën për të aktivizuar Mitroviç, largoi edhe Mandzukic nga loja, duke aktivizuar Kalinic.

Në të 68-ën , Mitrovic i ardhur nga mbrojtje pozicionohet në shtyllën e dytë i harruar nga mbrojtësit, duke shënuar lehtësisht golin e 0-4.

Në të 81-ën Valon Berisha shpërdori një mundësi të pastër për golin e nderit, pasi topi i goditur prej tij gjeti këmbët e Vidas.

Me fat Kosova një minutë më pas, teksa Rog përballë Ujkanit godet dobët. Nuk e përsërit gabimin e shokut të tij Ivan Perisic, që pasi shmang edhe Ujkanin, e dërgon lehtësisht topin në rrjetë.

Pak para së të mbyllej ndeshja Kalinic lëshoi një silur ta pakapshëm për Ujkanin, që u detyrua të nxirrte plot 6 herë topin nga porta.

Përfundimisht 6 gola në Shkodër dhë Kosova goditet rëndë nga përvoja kroate në një kohë që e pret një tjetër malore e fortë, Ukraina të djelën në Poloni.

epa05573648 Players of Croatia celebrate the 0-4 goal during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05573641 Milot Rashica (L) of Kosovo in action against Mateo Covacic of Croatia during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05573622 Arber Zeneli (L) of Kosovo in action against Sime Vrsaljko of Croatia during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05573622 Arber Zeneli (L) of Kosovo in action against Sime Vrsaljko of Croatia during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05573621 Goalkeeper Daniel Subasic of Croatia reacts during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

 

epa05573436 Mario Mandzukic (C) of Croatia celebrate his third goalwith Ivan Perisic during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05573437 Mario Mandzukic of Croatia celebrate his third goal during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05573435 Mario Mandzukic of Croatia celebrates his third goal during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05573414 Fanol Perdedaj (L) of Kosovo in action against Mario Mandzukic (R) of Croatia during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05573394 Labinot Kabashi (L) of Kosovo in action against Duje Cop (R) of Croatia during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05573422 Alban Pnishi (L) of Kosovo in action against Mario Mandzukic of Croatia during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05573388 Leart Pacarada (R) of Kosovo in action against Sime Vrsaljko of Croatia during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

. EPA/ARMANDO BABANI

epa05573385 Mario Mandzukic (R) of Croatia is congratulated by his teammates after scoring the opening goal during their FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05573384 Mario Mandzukic (front) of Croatia is congratulated by his teammate Ivan Persic (rear) after scoring the opening goal during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05573383 Mario Mandzukic (L) of Croatia is congratulated by his teammate Ivan Persic (R) after scoring the opening goal during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

Formacionet e ekipeve

Kosova: Ujkani, perdedaj, Pnishi, Avni Pepa, Rashica, Celina, Berisha, Zeneli, Paqarada, Kryeziu, Berisha

Formacioni 4-2-3-1

Kroacia: Subasic, Vrsajiko, Perisic, Corluka, Kovacic, Kramaric, Brozovic, Mandzukic, Badelj, Vida, Pivaric

Formacioni 4-4-2

14580501_1361566370521347_22342732_n 14593270_1361566380521346_412447709_n-650x358

14585390_1361543197190331_323849249_n 14585407_1361543200523664_925944593_n
Me Shqipërinë që luan me Lihtenshtein jashtë shtëpisë dhe Kosovën në Shkodër përballë Kroacisë, shqiptarët do të kenë sonte dy mundësi për të ndjekur skuadra zemre.

Rreth 16 mijë tifozë nga Kosova kanë vërshuar në Shkodër, ku me një atmosferë festive bashkë me ata kroatë presin të ndjekin përballjen në Loro Borici. Policia e Shtetit ka angazhuar 1200 efektivë për sigurinë ndërsa në gadishmëri është një helikopter

Kosova pret ditën e sotme në orën 20.45 Kroacinë në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës.

Kjo është ndeshja e dytë për kombëtaren më të re të futbollit Kosovën.

Fqinjët e Shqipërisë e nisën pozitivisht debutimin e tyre në eliminatoret e Rusi 2018 me një barazim ndaj Finlandës.

Ndërsa Kroacia nga ana tjetër nuk mori pikët e plota në përballjen me Turqinë.

Atmosfera në Shkodër është e ndezur, me dy tifozeritë që në shumë raste kanë festuar të bashkuar.

Ndërkohë 77 autobusa dhe 2538 vetura i janë drejtuar Shkodrës për të parë ndeshjen mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Kroacisë.

epa05572725 A street vendor wait for fans to sell Albanian and Kosovo flags and scarfs prior to the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05572727 A street vendor wait for fans to sell Albanian and Kosovo flags and scarfs prior to the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia in Shkoder, Albania, 06 October 2016. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05572844 Fans of Croatia and the Kosovo cheer together in the city centre of Shkoder, Albania, 06 October 2016, prior to the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05572850 Kosovo fans gather in the city centre of Shkoder, Albania, 06 October 2016, prior to the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

epa05572856 Fans of Croatia and the Kosovo cheer together in the city centre of Shkoder, Albania, 06 October 2016, prior to the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia. EPA/ARMANDO BABANI

. EPA/ARMANDO BABANI

epa05572860 Kosovo fans gather in the city centre of Shkoder, Albania, 06 October 2016, prior to the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Croatia. EPA/ARMANDO BABANI

EPA/ARMANDO BABANI

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *