Kosova pëson humbjen e tretë, mundet nga Turqia 2-0

Updated: 18:50 - Nëntor 12, 2016
turqia

Humbja ndaj Turqisë ishte e treta për Kosovën në këto eliminatore. Përfaqësuesja kosovare humbi në stadiumin Antalya Arena kundër Turqisë me rezultat 2-0.

Pjesa e parë ishte e mirë për Kosovën, duke i bërë ballë sulmeve  të kombëtares turke me portierin Samir Ujkani shumë në formë.

Rasti më i mirë për Kosovën erdhi nga Valon Berisha kur ai goditi shtyllën vertikale pas një pasimi të Milot Rashicës.

Edhe  kombëtarja turke goditi shtyllën përmes Mehmet Topal, por me rezultatin 0-0 u mbyll pjesa e parë

6 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Turqia kaloi në epërsi përmes Burak Yilmaz. Dhe 4 minuta më vonë, pas një pakujdesie të mbrojtjes, Volkan Sen dyfishoi rezultatin.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për Turqinë, duke e lene Kosoven të renditet e fundit me një pikë.

 

 

 

kosov-tur turqi

 

4 3 2 1

 

kosova

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *