Komisioni i Apelit mban “peng” Osmanin, Daja ka gati Muzakën për Flamurtarin

Updated: 10:45 - Shtator 8, 2017

Skënderbeu do të luajë sfidën e parë të kampionatit shqiptar ndaj Flamurtarit. Tekniku i korcarëve, Ilir Daja ka vendosur të hedhë në fushë formacionin me të cilin u kualifikua në Europë.

Kur je duke folur për çështje serioze dhe të prishin fjalimin.

Mbrojtësi korcar, i cili është dënuar nga FSHF-ja pas ndeshjes me Kukësin në javën e fundit të sezonit të kaluar, ka apeluar vendimin dhe pret përgjigjen.

Ky detaj i rëndësishëm po mban “peng” Skënderbeun dhe stafin teknik, pasi dihet që Osmani është një nga pikat më të forta të këtij ekipi.

Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu sic duhet, atëherë pritet që Daja të vendosë në fushë Gjergji Muzakën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *