Kombëtarja shqiptare, kuqezinjtë nisin përgatitjet anti-Itali me disa mungesa

Updated: 21:33 - Mars 20, 2017

Përfaqësuesja shqiptare ka nisur përgatitjet në kuadër të sfidës së 24 Marsit përballë Italisë. Seanca e parë stërvitore nuk ka qënë e ngarkuar në aspektin fizik duke qënë se shumica e lojtarëve vinin me energji të shumta të shpenzuara në kampionatet respektive ku luajnë, për shkak të vonesave në udhëtim pjesë e kësaj seance nuk ishin Bekim Balaj dhe Odise Roshi që aktivizohen me skuadrën nga Çeçenia në kampionatin rus, Terek Grozny, ndërkohë që për të njëjtën arsye nuk ishte i pranishëm as Jahmir Hyka i cili sapo ka nisur aventurën e tij në SHBA me skuadrën e San Jose Earthquakes.

Pjesa tjetër e grupit u stërvit normlaisht me përjashtim të Amir Abrashit dhe Ansi Agollit. Të dy këta lojtarë po kalojnë probleme të lehta fizike dhe për momentin nuk rrezikojnë pjesmarrjen në sfidën e së premtes në mbrëmje.

Problem për teknikun mbetet qëndra e mbrojtjes duke qënë se mungojnë Gjimishti i pezulluar dhe Mavraj i dëmtuar, teksa edhe porta është ende në pikëpyetje.

Paraprakisht duket se në kuadrat De Biasi do ti besoj Strakoshës, ndërsa qëndra e repartit difensiv do të formohet nga Ajeti e Kukeli, megjithatë seancat e ardhshme stërvitore do të zbulojnë akomë më shumë përsa i përket 11-es titullare që do të zbresë më 24 Mars në “Renzo Barbera” të Palermos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *