Kombëtarja e volejbollit, Meshkujt shpërthejnë duke fituar 3-1 me Azerbaxhanin

Updated: 13:13 - Qershor 19, 2017

Volejbollistët shqiptarë bënë një paraqitje të shkëlqyer ndaj azerëve duke arritur një fitore 3-1. Kjo ishte  mbyllja më e mirë e mundshme e ndeshjeve të para të zhvilluara në Shkup të Maqedonisë. Skuadra e shqiptarëve e drejtuar nga ish-volejbollisti i njohur Jani Melka ka fituar ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 3-1, me setet 25-22, 25-22,17-25, 25-10.

Ndeshja e hapjes së ditës së fundit ishte mjaft pozitive për kuqezinjtë që pas pas kësaj fitoreje renditen në vendin e dytë me 5 pikë. Duke përjashtuar setin e dytë të ndeshjes, tre setet e tjera u pa në fushën e lojës një skuadër e papërmbajtshme. Një fitore mëse e merituar, që lë shenjë dhe shpresë për të qenë një ndër dy skuadrat që do të vazhdojnë më tej në finalet  e Europa Ligës pasi fitoi 3-2 me Suedinë, humbi 0-3 me maqedonasit dhe fitoi me azerët 3-1.

Ndryshe nga ndeshja e së shtunës ndaj vendasve maqedonas, kuqezinjtë tanë kanë qenë më të vendosur, kanë luftuar në çdo pozicion dhe me meritë fituan me Azerbajxhanin që mbeti i fundit në renditjen e grupit. Gazmend Husaj i shqiptarëve u shpall me 21 pikë, shënuesi më i mirë i ndeshjes.

Ndërkohë emocionet e kësaj kupe do të rikthehen të premten e ardhshme, ku do të zhvillohen ndeshjet e dyta të grupit në sallën e lojërave me dorë të Parkut Olimpik në Tiranë, “Feti Borova”. Skuadra e shqiptarëve do të ndeshet në ditën e parë me Azerbajxhanin në  orën 18:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *