Kombëtarja e Volejbollit,  Kuqezinjtë arrijnë një sukses emocionues përballë Suedisë

Updated: 10:41 - Qershor 17, 2017

Përfaqësuesja shqiptare e volejbollit të meshkujve rregjistroi një triumf mjaft të rëndësishëm në Ligën e Europës. Djemtë kuqezi mposhtën Suedinë në takimn e zhvilluar në Shkup të Maqedonisë. Shqipëria realizoi një përmbysje të madhe kur pas dizavntazhit të dy seteve arrit të përmbyste gjithçka duke e mbyllur takimin me rezultatin 3-2. Skuadra e Melkës zhvilloi një paraqitje mbreslënëse si grup por edhe në aspektin individual, ku spikatën mbi të tjerët kapiteni Husaj, Xhelati e Shurdhi. Një sukses i cili dëshmon një rritje të dukshme të volejbollit shqiptar gjatë periudhës së fundit. Skuadra kuqezi do të zbresë sërish në parket sot në orën 19 : 30 për të sfiduar vëndasit e Maqedonisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *