Kombëtarja e basketbollit, Shqipëria dorëzohet sërish, mposhtet 91-77 nga Holanda

Updated: 11:51 - Gusht 10, 2017

Një tjetër disfatë në paraqeliminatoret e kampionatit botëror për kombëtaren shqiptare të basketbollit për meshkuj. Djemtë kuqezi pas humbjes në Tiranë përballë Austrisë janë dorëzuar sërish kësaj herë në Holandë kundër “tulipanëve”. Skuadra e drejtuar nga qipritoti Antonis Kostandidis u mposht me rezultatin 91-77.

Sfida nisi mirë për kuqezinjtë madje perioda fillestar pa më kërkuese përfaqësuesen tonë , aq sa ky fraksion u mbyll me avantazhin e kuqezinjve 26-24, edhe në segmentin e dytë kombëtarja shqiptare nuk lëshoi dhe në pushim të dy pjesëve gjithçka u mbyll me dy pikë në favor të skuadrës së Kostanidis. Me rifillimin e lojës holandezët u shfaqën më të freskët dhe nisën të realizonin pikë duke u treguar të saktë dhe për rrjedhojë morrën epërsiën duke e shëkputur me 6 pikë. I njëjti trend vijoi edhe gjatë fraksionit përmbyllës ku kombëtarja shqiptare u ftoh plotësisht në realizimie duke shënuar vetëm 11 pikë kundrejt 19 pikëve të realizuara nga skuadra e Holandës. Gerti Shima ishte më i miri në fushë për kuqezinjtë duke shënuar 23 pikë. Kjo disfatë i ndërlikon ambiciet e përfaqësueses shqiptare për të kalaur përtej raundit paraeliminator të kupës së botës, në takimin e ardhshëm djemtë kuqezi do të sfidojnë Austrinë në transfertë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *