Klubet franceze rekord…shpenzuan më shumë në Evropë gjatë merkatos dimërore

Updated: 10:36 - Shkurt 11, 2017

Gjate merkatos dimerore, klubet franceze kane shpenzuar me shume se kampionatet e tjera te rendesishme evropiane, sipas nje raporti te FIFA-s, mbeshtetur ne shifrat e Liges se Futbollit Profesionist (LFP).

FIFA ka bere te ditur se klubet e Liges 1 dhe Liges 2 ne France shpenzuan 176 milione euro per transfertat e lojtareve te huaj, me shume se Anglia (159 M EUR) apo Gjermania (115 M EUR).

Ne kampionatin e Frances eshte realizuar nje shifer rekord kete dimer, me pese here me shume shpenzime ne merkato ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar.

PSG dhe Marseja kane shpenzuar me shume se te tjeret. Parizienet kane marre kampionin e botes, gjermanin Julian Draxler nga Wolfsburg per 40 milione euro dhe portugezin Gonçalo Guedes nga Benfica Lisbonna per 30 milione euro.

Marseja ka marre Dimitri Payet nga West Ham per 30 milione euro, ndersa Lyon transferoi holandezin Memphis Depay nga Manchester United kundrejt 16 milione euro (+9 bonus eventual). Nderkohe, Lille nen drejtimin e pronarit te ri Gérard Lopez, ka marre disa lojtare te rinj.

Ne total, klubet me te rendesishme (ne Gjermani, Angli, Spanje, France dhe Itali) kane transferuar lojtare te shumte te huaj per nje shifer globale prej 537 milione euro./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *