Kampionia e botës në boks humb jetën në ring

Updated: 18:04 - Gusht 31, 2017

Kampionia e botës në boks, 26 vjecarja Angelique Duchemin, ka humbur jetën në ring duke pësuar një atak kardiak gjatë stërvitjes.

Boksierja franceze u nda nga jeta në qytetin e Perpignan të Francës ku pësoi atakun kardiak në palestërn e ekipit të saj dhe më pas u shpall e vdekur në spital.

Angelique Duchemin u kurorëzua kampione e Europës në dhjetor 2015, përpara se të bëhej kampione e botës majin e këtij viti. Ajo pritej të ngjitej në ring për të mbrojtur titullin botëror në 21 tetor në versionin WBF në Montpellier.

Edhe përpara katër viteve kjo familje ishte tronditur nga një tragjedi teksa babai i saj, ish-boksier, kishte vdekur po nga një atak në zemër. Duchemin, e pamposhtur në 14 ndeshje, në vitin 2015 kishte fituar titullin kampion francez dhe atë europian.

Duchemin e nisi sportin e boksit që në moshën 7-vjeçare për t’u përfshirë në boksin profesionist në vitin 2012.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *