Kampioni Ferit Keta, luftëtari i butë dhe “zemërluan” që pushtoi Gjermaninë

Updated: 19:29 - Nëntor 5, 2017

Ferit Keta triumfoi në superduelin ndaj Toni Thes dhe tashmë me meritë të plotë ka pushtuar Gjermaninë në boksin profesionist. 29 vjeçari shqiptar po ngjit shkallët e karrierës megjithëse nuk është në hapat e para. Tashmë ai mund të cilësohet si luftëtari i butë me gjerdanin e artë.

Ferit Keta nuk u paraqit në botën e boksit në rini të hershme, ndoshta i mbuluar edhe nga hija e rëndë e dy vëllezerve të tij më të mëdhenj dhe më të njohur Ismailit dhe Gjetanit, megjithatë  djaloshi nga Bulqiza asnjëherë nuk ndali së punuari, jo në skenën kryesore, por aty ku ndërtohen kampionët, në dhe, në ndryshk, aty ku djersa dhe gjaku të japin forcë, jo në luks, pa dritën e reflektorëve.

Feriti sot është kampion i Gjermanisë në boksin profesionist, 9 duele 9 fitore, i përsosur. Supersfida që i dhuroi gjerdanin e vendit teuton kundër gjermanit Toni Thes një rival aspak modest një ish kampion bote në kick-box, ishte një dëshmi e aftësive unikale të 29 vjecarit, i ashpër në momentet e duhura, i fortë, trim.

Thes ishte në shtëpinë e tij dhe nuk dëshironte të dorëzohej para publikut të Mynihut, reagoi, provoi ta godiste Feritin, madje në disa raste ia arriti, por Keta në kuptimin figurativ ” i etur për gjak” as nuk i ndjeu ato pak goditje të gjermanit dhe me potencë absolute e rrëzoi në raundit e 4-ët. “Knock-out” teknik, kuorora në duart e luftërarit shqiptar. Një kuqezi kampion Gjermanie, kaq mjafton për të kuptuar madhështinë e veprës së Ferit Ketës, një sportist në kuptimin e plotë të fjalës, kujtojmë që Keta është aktualisht kampion europe në kick-box. Një luftëtar i butë në jetë , por një luan në ring.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *