Kampionati anglez, spikat supersfida Man City-Liverpool, Man Utd kundër Stoke

Updated: 13:01 - Shtator 8, 2017

Kampionati anglez, rifillon këtë të shtunë me ndeshjen kryesore Manchester City – Liverpool. Qytetarët do të presin në ”Etihat Stadium” të kuqtë që po kalojnë një formë shumë të mirë pas fitores 4-0 me Arsenalin.

Tekniku Guardiola, e ka grupin e plotë dhe pritet të startojë me skemën 3-5-2 ku dyshja e sulmit do të përbëhet sërisht nga Gabriel Jesus dhe Kun Aguero.

Jurgen Klopp gjithashtu vjen pa mungesa, tashmë skuadres i është bashkuar dhe Filippe Coutinho në stërvitje dhe pritet të ketë dhe disa minuta për brazilianin. Treshja e sulmit do të përbëhet nga Sane, Firminho dhe Salah.

Arsenali ka një ndeshje të lehtë në letër. Topcinjtë do të presin në “Emirates” Bournermouthin, skuadër e cila deri më tani nuk ka koleksionuar asnjë pikë.

Chelsea ka një përballje për tu vlerësuar kundër Leicester City. Blute duket se janë ringritur pas humbjes në ndeshjen e parë me Burnleyn. Skuadra londineze ka regjistruar 2 fitore rradhazi me Tottenhamin dhe Evertonin.

Conte pritet ta nisë me skemën 3-4-3. Alvaro Morata do të jetë në qendër të sulmit dhe i mbështetur nga William dhe Fabregas.

Ndeshje jo modeste ka edhe Manchester United. Skuadra e Mourinhos që do të sfidojë në “Britannia Stadium” Stoke Cityn.

Man Utd po kalon një periudhë pozitive teksa ka koleksionuar pikët e plota në 3 ndeshjet e para dhe mban kreun e renditjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *