Kaka dhe Sheva frymëzimi i Mbappe: Jam rritur duke parë Milanin e madh

Updated: 19:12 - Shtator 13, 2017

Ai u transferua këtë verë tek Paris Saint- Germain për shumën e 180 milionë eurove duke u bërë kështu i riu më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë.

Bëhet fjalë për talentin Kylian Mbappe i cili në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport” ka deklaruar se dikur ndiqte Milanin.

“E di që jam i ri, por unë jam rritur duke parë Milanin r madh të Kakasë dhe Shevçenkos. Kush e do sportin si unë, e di se sa mitik është futbolli italian. Sigurisht ka kaluar një krizë, por nëse po rilind është edhe falë projekteve ambicioze të Milanit dhe Interit”, tha Mbappe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *