Juventusi refuzon ofertën e Chelsea

Updated: 12:29 - Qershor 17, 2017

Antonio Conte, trajneri i skuadrës së Chelseas, ka marrë një lajm të keq nga ish-skuadra, Juventusi. Kampioni i Italisë ka refuzuar ofertën e Chelseas për mbrojtësin e krahut të majtë, Alex Sandron. Këtë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta.

Dëshira jonë është të mos shesim asnjë nga lojtarët tanë më të rëndësishëm. Ne i thamë jo një oferte të mirë nga Chelsea për Alex Sandron”, tha Marotta për Corriere dello Sport.

Thuhet se kampioni i Premier Ligës ka ofruar 50 milionë euro për ish anëtarin e Portos, por Juventusi ka refuzuar këtë ofertë. Ndryshe, Conte nga Juvetnusi po synon ta blej edhe qendër mbartësin italian, Leonardo Bonucci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *