Juventusi akord për D.Costa, arrin marrëveshjen me Bayernin për brazilianin

Updated: 17:53 - Korrik 11, 2017

Pas zyrtarizimit të James Rodriguez tek Bajerni i Mynihut, Juventusi konkludon marrëveshjen me bavarezët për transferimin e Douglas Costa në Torino. Administratori i deleguar i bardhezinjve Giussepe Marotta pas bisedimeve të zhvilluara pikërisht në Mynih me zëvëndës presidentin e Bajernit Jan-Christeen Dressen dhe përfaqësuesin ligjor të gjermanëve Michael Gerlinger, ka gjetur gjuhën e përbashkët përsa i përket shifrave të këtij transferimi.

6 milion euro do të kalojnë menjëherë në arkat e bavarezëve për huazimin 1 vjeçar e më pas Juventusi ka detyrimin e blerjes duke paguar verën e vitit 2018 edhe 40 milion euro të tjera, pra për një operacion merkatoje që pa llogaritur bonuset shkon në 46 milion euro.

Tashmë pritet vetëm që anësori brazilian të mbërrijë në Torino ku më pas do ti nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën me bardhezinjtë, kontratë nga e cila do të përfitojë 7 milion euro në sezon.

Douglas Costa është goditja e parë e këtij sesioni të shit-blerjeve për kampionët e Italisë, një futbollist i cili u kërkua me ngulm nga trajneri Massimiliano Allegri pas largimit të Dani Alvesit.

Ndërkohë “Zonja e Vjetër” do të vijojë të lëvizë për të mbyllur edhe transferimet e Federico Berandeschit nga Fiorentina dhe portierit Szczesny nga Arsenali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *