Juventus transferon yllin e Bayernit?

Updated: 16:02 - Prill 21, 2017

Pavarësisht se u kualifikua në fazën e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve dhe është në një fazë kyce të sezonit, Juventus nuk heq dorë edhe nga transferimet e rëndësishme.

“Zonja e Vjetër” është gati të transferoj yllin e Bayernit, brazilianin Douglas Costa për të fuqizuar akoma dhe më shumë ekipin.

Calciomercato.com shkruan se Costa dëshiron të largohet nga gjiganti i Bundesligës për të provuar një eksperiencë të re.

Thuhet se bardhezinjtë pritet t’i bëjnë një ofertë fillestare Bayern Munichut prej 25 milionë euro, por kjo shifër mund të rritet deri në 35 milionë me disa shpërblime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *