Juventus hedh sytë nga Donaruma

Updated: 15:49 - Qershor 19, 2017

Atmosfera në kampin “bardhë e zi” pas asaj disfate në finalen e Champions League është e “vakët” por gjithsesi stafi juventin vazhdon të ndjek situatën e merkatos.

Duket se “prozhektorët” janë tek portieri italian i Milanit, Donaruma. I cilsuar si pasardhësi i denjë i Bufonit drejtuesit e kampionëve të Italisë ofrojnë deri në 40 milion euro për 18 vjecarin italian.

Po ashtu kampionët në fuqi të Italisë janë në “pole position” për të marrë shërbimet e brazilianit të Bajern Mynih, Dagllas Kosta. Klubi gjerman kërkon jo më  pak se 45 milonë euro për ta lënë të lirë mesfushorin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *