Juventus gjen zëvendësuesin e Bonuccit

Updated: 16:27 - Korrik 17, 2017

Pas shitjes së Bonuccit tek skuadra e Milan, Juventusi është hedhur menjeherë në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe me sa duket objektivi i duhur është mbrojtësi grek i Romës, Kostas Manolas.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta dhe drejtori sportiv i Romës, Monchi, janë takuar të mërkurën e kaluar në hotelin “Regina Baglioni”, për të diskutuar për Manolas, shkruan “La Reppublica”.

Prej vitit 2014, Manolas është pjesë e Romës me të cilin ka edhe dy vite kontratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *