Juventus do Elseid Hysajn, zhvillohet takimi i parë

Updated: 16:22 - Korrik 25, 2017

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj është vënë në shënjestër të Juventusit gjatë ditëve të fundit. Pas largimit të Bonuçit, bardhezinjtë kanë nevojë për plotësime në mbrojtje dhe emri i parë që ka dalë në skenë është edhe ai i shqiptarit, që ka pasur oferta edhe nga një sërë klubesh të tjera jashtë italisë.

Madje përfaqësues të Juventusit kanë nisur edhe negociatat me klubin napolitan, por këta të fundit janë shprehur se Hysaj është i paprekshëm dhe se nuk do të pranojnë asnjë ofertë për të. Gjithsesi në rast se një shifre të lartë financiare edhe klubi i Napolit mund të dorëzohet./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *