Justin Kluivert thyen rekordin e babait Patrick

Updated: 17:37 - Mars 20, 2017

Goli i pare ne serine superiore holandeze per Justin Kluivert, sulmues i Ajax: babai i tij, Patrick, luajti  me Ajax ne Ligen e Kampioneve ne 1995, duke shenuar golin deciziv ne finale ndaj Milan. Kuqezinte do te beheshin me pas skuadra tjeter e tij ne karriere, ndersa me pas luajti edhe me Barcelonen, Newcastle e Valencia.

I biri i drejtorit aktual sportiv te Paris St. Germain, shenoi golin e barazimit 1-1, ne ndeshjen qe skuadra e drejtuar nga Peter Bosz luajti ne fushen e Excelsior.

Keshtu, Kluivert jr. ka “thyer rekordin” e babait te tij, duke shenuar golin e pare ne Eredivisie ne moshen 17 vjec e 318 dite, kundrejt 18 vjec e 58 dite te golit te pare te babait Patrick.

Kjo e djeshmja nuk ishte aktivizimi i pare ne skuadren kryesore te Justin Kluivert: Bosz e ka aktivizuar ate qe me 15 janar ne ndeshjen ndaj Zwolle./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *