Josa rikthen Tiranën tek fitorja, Kukësi merr kreun

Updated: 19:23 - Nëntor 6, 2016
14976603_1778672615722186_8569444801295857610_o-658x370

Tirana ka rigjetur suksesin nën drejtimin e trajnerit të sapoemëruar Mirel Josa. Bardheblutë mposhtën me përmbysje 3-1 Teutën në “Selman Stërmasi” duke siguruar pikët maksimale falë realizimeve të Hoxhallarit, Muçës e Takut.

Në fakt takimi nuk nisi në mënyrën e duhur për kryeqytetasit kur Gripshi në minutën e 3-të kaoi në epërsi skuadrën e Maganit me një gjuajtje të saktë. Megjithatë reagimi i 24 herë kampionëve të vendit ishte i menjëhershëm dhe Hoxhallari me kokë nga një pozicion i prirë riktheu ekuilibrat.

Tirana nuk u mjaftua dhe mori avantazhin në minutën e 15-të falë Gentjan Mucës.

Mbrojtësi përfitoi nga një top i mbetur pa pronar duke e dërguar në rrjetë. Në pjesën e dytë ishte Afrim Taku ai që zvaniti çdo dilemë. Mesfushori pasi kombinoi me Merveille mposhti portierin Mocka.

Një sukses mjaft i rëndësishëm për bardheblutë që në këtë mënyrë ngushtojnë distancën me Partizanin e Skënderbeun. Ndërkohë kategoria superiore ka ndryshuar udhëheqës.

Kukësi përfitoi në maksimum nga disfata e Skënderbeut në Vlorë dhe barazimi i Partizanit kundër Luftëtarit, duke marrë kreun e renditjes. Blutë mposhtën 3-1 Vllazninë, ku protagonist kryesor ishet pero Pejic. Sulmuesi kroat shënoi golin e avantazhit në minutën e 17-të duke e kaluar topin mbi portierin Agovic. Më pas 33 vjecari shpërdoroi një 11 m duke u ndaluar nga gardiani i Vllaznisë.

Gjithsesi 1 minutë më vonë e fitoi vetë penalltinë, dhe kësaj rradhë nuk gaboi më duke dyfishuar shifrat. Vllaznia reagoi dhe në fundin e pjesës së parë u rifut në lojë me Shtubinën. Megjithatë Guri siguroi suksesin për Kuksianët duke realizuar në prekjen e parë të topit. Blutë verior ende të pamposhtur ngjiten për herë të parë në këtë sezon në majën e renditjes.

/Oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *