Jack  Wilshere largohet nga Arsenal

Updated: 20:18 - Korrik 14, 2017

Mesfushori i kombëtares angleze Jack Wilshere mund të përfundojë në Serinë A sezonin e ardhshëm sportiv 2017-2018. Skuadra e Sampdorias kërkon të marrë lojtarin 25-vjeçar, duke bërë edhe një ofertë prej 10 milionë eurosh në adresë të Arsenal, që ka kartonin e futbollistit. Wilshere, sezonin e kaluar ka luajtur me Bournemouth, ku u aktivizua në 27 ndeshje, para se të pësonte një dëmtim në këmbë.

Lajmin e konfirmojnë mediat britanike, që shprehen se ky transferim mund të kompletohet brenda pak ditësh. Ëilshere ka pësuar disa dëmtime kohët e fundit, duke humbur shkëlqimin e dikurshëm, por në Serinë A mund të rikthehet protagonist. Lojtari nuk është nisur me “topçinjtë” për fazën përgatitore në Australi dhe po stërvitet në Dubai, për të rikuperuar nga dëmtimi dhe pritet përgjigjja e tij.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *