Shqipëria me 9 lojtarë mposhtet 3-0 nga Izraeli

Updated: 22:40 - Nëntor 12, 2016
izrael-shqipir

Kjo e sotmja ishte një ndeshje katastrofike për kombëtaren shqiptare.

Ndryshe nga synonin dhe pritej të dilte ndeshja, Shqipëria ka humbur me rezultatin 3-0 përballë Izraelit.

Ndeshja e zhvilluar në Elbasan Arena nisi me vrull për lojtarët kuqezi që  krijuan dy raste kërcënuese me Llullaku dhe Roshi.

Por në minutën e 17’ ndodhi ajo që i dha drejtim krejt tjetër takimit.

Berat Gjimshiti shkakton faull brenda zonës duke shkaktuar penallti. Përveç kësaj iu desh të linte edhe fushën e lojës pasi arbitri e ndëshkoi me të kuq.

Zahavi i Izraelit e shndërroi në gol penalltinë e gjuajtur dhe me rezultatin 0-1 çoi dy ekipet në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi më keq se e para, me një karton të verdhë për Xhakën dhe më pas një karton i kuq për portierin Berisha i cili goditi me kokë kundërshtarin izraelit.

Arbitri sërish nuk e mendoi dy herë por nxorri jashtë Berishën. Pritja e penalltisë nga zëvendësuesi i tij Alban Hoxha sikur i dha frymë takimit, por epërsia numerike e Izraelit nuk gaboi përballë Shqipërisë me 9 lojtarë.

Edhe pse humbën penalltinë, izraelitët e gjetën rrjetën në minutën e 84 me Atar.

Me këtë rezultat Shqipëria ngelet në vend të katërt me 6 pikë ndërsa Izraeli në vend të tretë me 9 pikë në grupin G.

• Goli i trete i Izraelit

•Goli i dyte i Izraelit

 

•Momenti kur Hoxha pret penalltine


• Denimi i Berishes me te kuq pas goditjes me koke te kundershtarit

 

 

asdg f

asgdsahhah

swadgdg

ndeshja

2 1

De Biasi ka befasuar me formacionin e tij për ndeshjen me Izraelin duke lënë jashtë Ermir Lenjanin.

Në ndeshjen që luhet në Elbasan Arena në orën 20:45,  tekniku italian ka vendosur të fusë Llullakun në vend të Lenjanit.

Siç pritej në mbrojtje janë Agolli, Mavraj, Gjimshiti dhe Hysaj. Mesfusha përbëhet nga Memushaj, Kukeli, Xhaka.

Nga krahët sulmuesi kryesor Bekim Balaj ndihmohet nga Llullaku dhe Roshi.

formacioni

Kombetarja e Izraelit mberrin pa incidente ne Elbasan Arena

Kombëtarja e Izraelit ka mbërritur në stadiumin Elbasan Arena ku pritet të ndeshet me Shqipërinë.

Policia njofton se rruga nga Hotel Plaza në Tiranë për në Elbasan u krye pa asnjë problem.

Gjithashtu policia ka bërë me dije për perdoruesit e rruges Tirane- Elbasan dhe anasjellras se aktualisht levizja eshte e lire.

Dhe futja e tifozeve ne stadium u kontrollua me imtesi një më një nga uniformat blu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *