Ivan Perisiç kërkon të largohet nga Interi

Updated: 18:50 - Korrik 10, 2017

Ivan Perisiç ngulmon për t’u larguar nga Interi dhe ia ka bërë me dije klubit se do të transferohet te Manchester United.

Mesfushori kroat i është ofruar një kontratë mjaft e mirë në Angli, por sigurisht që për të “Djajtë e kuq” duhet të paguajnë dhe Interin që do rreth 50 milionë euro.

Dëshira e zikaltërve është që mesfushori të mos largohet, teksa drejtori sportiv Auzilio po bisedon me menaxherin e tij për të ndryshuar kushtet e kontratës.

Aktualisht Perisiç përfiton një pagë prej 3 milionë eurosh dhe kontrata i zgjat deri në vitin 2020. Interi kërkon që ajo të zgjatet dhe me një vit tjetër dhe paga t’i rritet më një milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *