Iuliano nuk dorëhiqet: Vendimi i takon klubit

Updated: 18:25 - Nëntor 4, 2017

Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, ka refuzuar të japë dorëheqjen në fund të takimit përballë Kamzës. Në deklaratën e dhënë për “Supersport”, ai tha:

Tifozët kontestojnë, zgjidhja për këtë situatë?

“Është një mëkat sepse skuadra impenjohet, mjafton një rast pastaj për të humbur ndeshjen. Tifozët kanë të drejtë të kontestojnë sepse rezultatet nuk arrijnë, edhe pse puna që bëjnë djemtë është shumë e madhe dhe problemi ynë është që nuk shënojmë.”

Puna që bën në ekip

“Puna ime është e vështirë, por e bëj gjithmonë në maksimumin e mundësive. Sot kemi pengesë këtë problem që nuk shënojmë, na ka kushtëzuar sepse krijojmë shumë raste. Shpesh nuk është e lehtë të komentosh, dëshira ekziston, shoqëria duhet të marrë vendimet e veta, e ka për zemër fatin e skuadrës dhe i ka qëndruar pranë. Ekipi nuk e meriton këtë klasifikim që ka.”

Çfarë i duhet ekipit që të ndryshojë

“Mjafton të kem ata që më mungojnë, por nuk mund të flas për dëshirën dhe për meritën e lojtarëve në këtë ndeshje, se është një skuadër që pëson me një gjuajtje dhe nuk është gjë e re. Krijojmë shumë, dominojmë gjithë ndeshjen dhe humbim pastaj. Të kisha në dispozicion të gjithë do të ishte një lloj tjetër klasifikimi për ekipin.”

A do e ndihmojë skuadrën duke u dorëhequr?

“Puna ime është të ndihmoj skuadrën duke punuar më shumë. Ato janë vendime që i merr klubi. Unë bëj punën, por këto vlerësime bëhen diku tjetër.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *