Italianët “kryqëzojnë” Veselin

Updated: 18:26 - Janar 30, 2017
3124125

Frederik Veseli bëhet sërish protagonist në kritika gazetarësh.

Ashtu si në verën e shkuar kur ai ishte përgjegjës në golat e pësuar me Francën.

Ndeshja e fundit ka qënë rekord për sa i përket shkrimeve negative rreth mbrojtësit shqiptar.

Pas u rikthye të luante si titullar për 90 minuta të plota për Empolin ditën në transfertën ndaj Krotones, por paraqitja e tij ishte shume negative.
Mbrojtësi i krahut të djathtë i humbi të gjitha duelet me kundërshtarët e tij dhe për më tepër shkaktoi një penallti që u shndërrua në gol.

Mediat italiane nuk janë kursyer me kritika për lojtarin e kombëtares shqiptare teksa e kanë vlerësuar me nota mjaft të ulëta.

Repubblica.it” – nota 4.5Një pasdite për t’u harruar. Nuk arrin asnjëherë të markojë Stoianin dhe Matelën. Në fund shkakton dhe një penallti.

Tuttomercatoweb.com” – nota 5 Stoian bën çfarë do në krahun e majtë dhe Veselit i mbetet vetëm të rrijë ta shikojë. Shkakton një penallti me të cilën kundërshtarët mbyllën ndeshjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *