Lista e Kombëtares, Grumbullohen 4 futbollistë nga superiorja

Updated: 10:44 - Mars 20, 2017

 

 

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 ndeshjet e radhës, atë kualifikuese të Kupës së Botës, por edhe ndaj Italisë dhe atë miqësore ndaj Bosnjës.

Trajneri italian ka zgjedhur të ketë të gatshëm 23 futbollistë, 4 prej të cilëve janë nga Kategoria Superiore. Albi Alla është futbollisti që grumbullohet për herë të parë me kombëtaren shqiptare, ndërkohë që janë thirrur për herë të dytë Liridon Latifi i Skënderbeut dhe Eros Grezda i Lokomotivës së Zagrebit.

Mungojnë në listë Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti që janë të pezulluar, teksa nuk do të jenë të gatshëm as për miqësoren ndaj Bosnjës. Mungon gjithashtu mbrojtësi Mërgim Mavraj i cili është i dëmtuar.
Ndërkohë janë lënë jashtë listës sulmuesit e Pizës, Edgar Çani dhe Rei Manaj, si dhe kanë mbetur sërish larg kombëtares Ergys Kaçe dhe Shkëlzen Gashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *