Ish-lojtari i Tiranës, Merveil prezantohet tek Getafe

Updated: 16:43 - Tetor 31, 2017

Ish-futbollisti i Tiranës, Merveille Ndockyt është prezantuar tek ekipi i Getafe në La Liga-n spanjolle.

Futbollisti i talentuar Merveil u transferua nga Tirana tek skuadra e Getafes në Spanjë për shifrën prej 400 mijë euro.

Në marrëveshjen mes dy klubeve është parashikuar që një pjesë të kartonit të lojtarit do ta mbajë klubi bardheblu.

Në mesazhin e transferimit, Tirana ka falenderuar Merveilin për kontributin e tij dhe i ka uruar suksese në të ardhmen. /ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *