Interi kthen rezultatin ndaj Juves, 2-1

Updated: 20:44 - Shtator 18, 2016
epa05546544 Inter's forward Mauro Emanuel Icardi celebrates after scoring the 1-1 equalizer during the Italian Serie A soccer match between Inter Milan and Juventus FC t the Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 18 September 2016.  EPA/DANIEL DAL ZENNARO

Inter ka arritur të fitojë 2-1 Derbin e Italisë ndaj Juventusit. Ndeshja ishte e vlefshme për javen e katërt të Serie A.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e tyre për gol, me Interin që rrezikoi me Muaro Icardin e Eder, teksa edhe Juventus rrezikoi Sami Khediran.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të shënoj gol dhe kështu skuadrat shkuan të barabartë 0-0 në pushimin në mes të dy pjesëve.

Pjesa e dytë e takimit nisi me iniciativën e Interit, por ishte Juventus që gjeti golin i pari me Lichteiner.

Dy minuta me vonë edhe Interi gjeti golin e barazimit me anë të kapitenit të tyre, Mauro Icardi.

Por Interi nuk u mjaftua me kaq dhe Ivan Perisic, i ardhur nga stoli shenoi golin e ktheses.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *