Interi gati të ofrojë 65 mln euro për Diego Costa-n

Updated: 20:45 - Nëntor 29, 2016
53diegocosta1208a

Interi po zhvillon deri më tani një edicion me shumë luhatje, ku alternohen paraqitje të mira si kundër ishte ajo me Fiorentinën me ndeshje zhgënjyese, shembulli më i qartë disfata me Hapoel Beer Sheva. Për këtë arsye gjatë merkatos së Janarit pronarët kinez po synojnë të ndërhyjnë me forca të shumta për të përmirësuar cilësinë e skuadrës. Sipas mediave britnaike objektivi kryesor është sulmuesi i Chelsea-t, Diego Costa.

Klubi zikaltër është i gatshëm të vendosë në tryezë jo pak, por 65 milion euro për të drejtat e 28 vjeçarit. Një shifër e lartë që mund të merret në konsideratë nga drejtuesit e klubit londinez. Megjithatë do të jetë e vështirë që për këtë lëvizje të merret aprovimi i Antonio Contes. Tekniku italian i bluve është njeriu që ka risjellë në superformë braziliano-spanjollin, i cili nga një lojtar problematik është shndërruar në figurën kryesore të skuadrës eqë aktualisht kryeson kampionatin anglez. Costa deri më tani ka realizuar 10 gola në kampionat dhe udhëheq renditjen e golashënuesve.

Për momentin nuk ka ende bisedime konkrete por nuk përjashtohet nisje e një negociate në javët e ardhshme, teksa nën vëzhgimin e klubit milanez është edhe kileni i Arsenalit , Alexis Sanchez. Ndërkohë që verën e ardhsme projektohet një merkato ëndrrash për Interin, ku në fokus janë Verrati,  Angel Di Maria dhe James Rodriguez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *