Interi bën gati 150 mln euro për merkaton e janarit

Updated: 22:13 - Nëntor 28, 2016
fcinternazionalevbolognafcseriedv_b1xi1lnbx

 

Pronarët e Interit kanë ndërmend të shkundin arkat në nisje të vitit 2017 për blerjen e lojtarëve të rinj në ekip.

Synimi i drejtuesve të Interit është kapja e vendit të tretë në mënyrë që vitin e ardhshëm Interi të jetë pjesëmarrës në Champions League.

Gazeta italiane TutoSport shkruan se Interi ka planifikuar të shpenzojë plot 150 mln euro në merkaton e janarit.

I preferuari i trajnerit Stefano Pioli është mesfushori i Real Madrid, James Rodrigues. Pas tij është mësfushori i PSG-së, Marco Verratti.

Ndërsa dy lojtarë të  tjerë nën radarët e Interit janë Federico Bernardeschi dhe Victor Lindelof.

Interi e ka nisur shumë keq këtë sezon duke ndërruar dy trajnerë brenda një kohe të shkurtër, Mancinin dhe De Boer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *