Inter prezanton blerjen e re, Milan Skriniar

Updated: 17:48 - Korrik 8, 2017

Inter ka prezuantuar sot blerjen më të re, futbollistin sllovak Milan Skriniar. Zikaltërit do t’i paguajnë Sampdorias 23 milionë euro, ndërsa 22-vjeçari firmosi një kontratë 5-vjeçare.

Gjatë prezantimit, Skriniar është shprehur shumë entuziast për këtë kalim të tij tek Inter, madje ka pohuar se nuk e beson ende se do të luajë me fanellën zikaltër.

“Ishte e papritur për mua. Interi është një ekip dhe një klub i madh. Më duhet të marr veten nga ky lajm. Megjithatë, në fushë duhet të tregoj se vlej”, tha ish-mbrojtësi i Sampdorias

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *