Inter do të tentojë blerjen e Boateng në Janar

Updated: 17:41 - Shtator 7, 2017

Jerome Boateng mund të largohet në Janar nga Bayern Munchen nëse nuk e siguron vendin e titullarit në formacionin e Carlo Ancelottit, i cili preferon më shumë dyshen Hummels- Martinez përpara gjermanit. Për shërbimet e mbrojtësit është e interesuar skuadra e Interit.

Sipas “Tuttomercatoweb”, koordinatori teknik i Interit, Walter Sabatini, do të takohet me drejtuesit e skuadrës gjermane Bayern Munich në ditët në vazhdim për të diskutuar rreth planeve për transferimin e Boateng te skuadra italiane gjatë merkatos së dimrit.

29-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm te Bayern gjatë viteve 2011-2015, por dëmtimet kanë bërë që ai të paraqitet vetëm në 32 ndeshje në dy sezonet e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *