Ibrahimovic: Tifozat e Ajaksit më quajtën mua, “bir të zotit”

Updated: 15:17 - Shtator 18, 2014

Mbrëmjen e djeshme, sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic u rikthye në stadiumin e Ajxit, atje ku debutoi për herë të parë në Champions League, pikërisht me holandezët. Ajaksi i Amsterdamit barazoi 1-1 me PSG-në, por ra në sy një banderolë ku shkruhej:

“Mirë se u ktheve bir i zotit”, që i referohej pikërisht lojtarit të kampionëve të Francës, që në të kaluarën ka qenë pjesë e “harkëtarëve”. Vetë sulmuesi pohoi pas ndeshjes se ajo banderolë ishte pikërisht për të.

“Sigurisht që ajo banderolë ishte për mua. Rikthimi në këtë stadium ishte dicka e vecantë, ishte një mbrëmje e mrekullueshme. Kam kaluar vite të bukura te holandezët dhe ata nuk më kanë harruar”, u shpreh Ibrahimovic.

Banderola:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *