Humbja e thellë, PSG dosje për Barcelonën tek UEFA

Updated: 22:38 - Mars 14, 2017

Skuadra e Paris Saint-Germain nuk është e kënaqur me gjykimin e ndeshjes nga ana e arbitrit pas humbjes së thellë turpëruese 6-1 nga Barcelona në Ligën e Kampioneve.

Së fundmi është raportuar se klubi parizien ka dorëzuar një dosje “misterioze” pranë institucionit të UEFA-s.

Është e përditshmja spanjolle “Marca” e cila ka zbuluar se dosja e përgatitur nga PSG ka materiale të dyshimta që implikojnë drejtpërdrejt arbitrin e ndeshjes.

Sipas tyre eliminimi ishte i padrejtë dhe ka ardhur si pasojë e gjyqtarit Deniz Aytekin i cili dha dy penallti të dyshimta për Barcelonën dhe në krahun tjetër i mohoi dy të tilla miqve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *