Higuain jashtë kombëtares së Argjentinës pavarësisht formës së mirë

Updated: 17:44 - Nëntor 2, 2017

Pavarësisht golave në javët e fundit, ku bie në sy dopieta ndaj Milanit, Gonzalo Higuain nuk është grumbulluar sërish nga kombëtarja e Argjentinës, për ndeshjet miqësore të nëntorit, kundër Rusisë dhe Nigerisë.

Për Sampaolin forma e mirë nuk ka mjaftuar që të thërrasë “El Pipitan” në grumbullim.

Tekniku ka zgjedhur sërish Icardin dhe Dybalan nga kampionati italian, krahas Messit, Agueros dhe Di Marias. Sampaoli gjithashtu ka grumbulluar sulmues nga kampionati vendas, Pavon dhe Benedeton, të cilët aktivizohen tek Boca Juniors.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *