Hidhet shorti, ja kundërshtarët e klubeve shqiptare në Europa League

Updated: 16:14 - Qershor 19, 2017

Sot në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i fazës së dytë kualifikuese të Europa League ku ekipet shqiptare mësuan rivalet e tyre.

Fati i ka buzëqeshur Skënderbeut dhe Partizanit, ndërsa Tirana do të luajë me një ndër kundërshtarët më të fortë të kësaj faze.

Korçarët do përballen me një kundërshtar mjaft modest nga Andorra, Sant Hulia ku ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në Shqipëri.

Partizani do të luajë kundër suedezëve të Norkoping, ndërsa Tirana do të ketë një mision të pamundur pasi do të provojë forcat me Maccabi tel-Aviv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *