Hazard si Neymar, kërkon largimin nga Chelsea, preferon këtë klub

Updated: 19:07 - Gusht 7, 2017

Largimi i Neymar nga Barcelona për tu transferuar më pas tek Paris Saint- Germain si duket ka ndikuar dhe në vendimet e lojtarëve të tjerë. Ylli i Chelsea, Eden Hazard dëshiron të bëjë të njëjtën gjë, të largohet nga klubi londinez për të provuar dicka tjetër me një tjetër skuadër.

Sipas “Don Balon”, sulmuesi belg dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge” për të kaluar në Spanjë te Real Madrid. Hazard mendon se koha e tij tek Chelsea ka mbaruar dhe ky është momenti i duhur për të kaluar në kryeqytetin spanjoll.

Por, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Antonio Conte ka thënë se nuk do të shesë për asnjë çmimi lojtarin më të mirë të skuadrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *