Hasi i bën “nder” Skënderbeut, merr sulmuesin kryesor të Partizanit të Beogradit

Updated: 17:36 - Gusht 27, 2017

Sulmuesi kryesor i Partizanit të Beogradit, Uros Djurdjevic, mund të shkojë tek Olympiacos. Vetë trajneri i klubit grek, Besnik Hasi i ka kërkuar drejtuesve të marrin shërbimet e sulmuesit, i cili shpërtheu sezonin e kaluar me 24 gola.

Edhe këtë edicion ai e nisi mbarë, pasi shënoi 3 gola në 4 javë, por vlerat e tij i tregoi duke realizuar 2 gola dhe një asist në Hungari ndaj Videoton.

Fitorja me shifrat 4- 0 i dha grupet e Ligës së Europës Partizanit. Por, tashmë serbët po e humbasin yllin e tyre 23-vjeçar. Dhe Skënderbeut “nderi” i vjen nga Besnik Hasi, pasi sulmuesi në fjalë do të bashkohet me të në Pire.

Sipas mediave serbe, marrëveshja me lojtarin është arritur tashmë. Zgjedhja e Djurdjevic është kushtëzuar edhe nga fakti që dëshiron të mos shkojë shumë larg Beogradit, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë, ndaj Olympiacos është zgjedhja e duhur.

Klubi grek do të paguajë rreth 3 milionë euro për të siguruar shërbimet e Djurdjevic. Blerje kjo që “dobëson’ rivalët e bardhekuqve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *